Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadinit, e kishte SURRATIN e prishur krejt, kështu përfundojnë të gjithë tradhtarët si Ziadini. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë gjatë një konference për shtyp duke komentuar rezultatin e partisë së tij, por edhe humbjen e siç e quan ai “tradhtarit” Ziadin Sela.
“Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadinit, e kishte surratin e prishur krejt Kështu përfundojnë të gjithë tradhtarët si Ziadini, ka pas përpara tij si Rufi Osmani, Imer Selmani, Hisni Shaqiri. Ne kemi arritur të ruajmë kuantumin e votave tona, është një rezultat fantastik në tetove për shkak se Ziadini bashkë me VMRO-në e me të gjithë bashkë është pas neve me rezultat. Është një rezultat kapital shkatërrimi i tradhtarëve si Ziadini,” është shprehur Menduh Thaçi.