18.8 C
Skopje

Osmani: BDI mori 105 mijë vota, 20 mijë më shumë se 2017

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet lokale të së dielës sërish ka arritur të shënojë fitore në kampin politik shqiptar. Sipas përllogaritjeve të para, nga kjo parti thonë se deri tani kanë arritur të grumbullojnë 105 mijë vota (në listat e këshilltarëve), duke e lënë kështu shumë pas opozitën shqiptare ASH-AAA, e cila sipas përllogaritjeve të para nuk kalon mbi 65 mijë vota.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar së në këto zgjedhje BDI ka rritur për 20 mijë numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017.

“Fitore e jashtëzakonshme e BDI-së në zgjedhjet e djeshme me mbi 105 mijë vota. Rritje prej mbi 20 mijë vota nga zgjedhjet lokale të 2017-ës. E vetmja parti shqiptare me 3 komuna të fituara në rrethin e parë dhe epërsi gati se në gjitha tjerat në rreth të dytë me shanse maksimale për ngadhënjim total me 31 tetor”, shkruan Osmani.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...