Aziri në Click Plus: Qytetari tregoi se Vullnet Murseli nuk ishte zgjedhja jonë e duhur

0
72

Nënkryetari i partisë opozitare ASH në emisionin debativ Click Plus ka folur rreth kandidaturës së Vullnet Murselit në Tetovë nga radhët e ASH-s. Aziri u shpreh se kandidaturën e Murselit e ka vendosur dega e Tetovës dhe se nuk ka pasur mos-pajtueshmëri në parti, por këtë më së miri e tregoi vota e sovranit duke treguar se kandidatura e Murselit nuk ishte e duhura.

Nga ana tjetër Arbër Ademi tha: “Ju falenderoj për sinqeritetin që treguat dhe e vërtetuat atë që e thash edhe unë. Vullnet Murseli në Tetovë ishte lëshim i Aleancës në Tetovë dhe ju z.Aziri e konfirmuat këtë kandidaturë të z.Murseli”.

Aziri u shpreh se konfirmimi nuk vjen nga ana ime por nga ana e qytetarit i cili me votën e tij e dënoi Aleancën për këtë kandidaturë dhe dështim në Tetovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here