Në shumë komuna ka dalë triumfues Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i pamposhtur deri më sot Ali Ahmeti.
Aleanca dhe Alternativa së bashku me partnerin e koalicionit VMRO nuk kanë arritur që ta mposhtin BDI-në përsëri duke humbur në shumë komuna.
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi dy liderët që dështuan më herët edhe mbrëmë nuk kanë arritur që të korrin fitore ashtu si e parashikuan në fillim të fushatës. U doli huq çdo tentim për ta thyer BDI-në, e më së keqi e pësuan në Saraj, Likovë dhe Çair.