20.8 C
Skopje

Ambasada e SHBA: Zgjedhje të lira, korrekte dhe transparente janë esenciale për demokracinë

Zgjedhje të lira, korrekte dhe transparente janë esenciale për çdo demokraci të fuqishme, njoftoi Ambasada e SHBA-së në faqen e saj në Fejsbuk.Advertisements“Sot i duartrokasim qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët të drejtën e tyre në këtë parim vital demokratik e realizojnë në zgjedhjet lokale në mbarë vendin”, qëndron në postimin e Ambasadës amerikane.Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e shtata lokale ku zgjidhen kryetarë komune dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në 3.480 vendvotime, qytetarët votën e tyre mund ta japin për gjithsej 10.831 kandidatë nga të cilët 299 për kryetarë komune, ndërsa të tjerët për këshilltarë, në 91 fletëvotime të parashtruara nga grupi i votuesve gjegjësisht të pavarur dhe 31 lista nga partitë politike dhe koalicione.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...