18.8 C
Skopje

Grubi përmbyll fushatën si Obama, me shenjën e triumfit “mic drop”

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale derisa në qytetin e Gostivarit kanë përfunduar këtë kampanjë.

Në skenë sonte janë ngjitur funksionar të lartë partiak, e ndër to edhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka ndezur atmosferën e krijuar tek aktivistët e BDI-së.

Krahas fjalimit impozant që ka pasur Grubi, ai ka përmbyllur fushatën si ish presidenti amerikan Obama, me shenjën e triumfit “mic drop”, shenjë kjo e cila sjellë fat dhe fitore.

E me këtë rast, duket se fitore të madhe në këto zgjedhje lokale paralajmëron edhe kjo shenjë e triumfit “mic drop” të cilën e bëri Zëvendëskryeministri i parë Grubi sonte në Gostivar.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...