0.8 C
Skopje

Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përballë

A e dini kush “SUN RI ME NEVE”, qe 4 vjet u bënë e assesi “SUN RIN ME NEVE”, e ka çuar Ramiz Merko në pension politik përjetësisht, ja ka fikur dritat. Ramiz, vërtet shumë po më vjen keq që ai që ja fike dritat e që nuk e lë me nejt me neve, nuk e gjeti guximin mu përball edhe njëherë me ty. Me këto fjalë e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK

“Nuk e di a e patë një takim buzë liqenit para dy ditëve? Nuk i shpëton vëllezër, as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit. Ramiz Merkos me udhëzim të Ali Ahmetit e patë që i qëndron në dispozicion i gjithë parlamenti me Talat Xhaferin, e gjithë Qeveria me Fatmir Besimin, Bujar Osmanin, Jeton Shaqirin, Kreshnik Bekteshin, Naser Nuredinin, 5 zëvendësministra, 5 sekretarë shtetëror, me dhjetëra drejtor e zëvendësdrejtor, të gjithë jemi ushtarë të Ramiz Merkos,” ka deklaruar Grubi.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...