22.8 C
Skopje

Grubi: Ata (opozitën) nuk e shpëton VMRO-ja e asnjë koalicion, BDI janë shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se ata (opozitën) nuk i shpëton as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit, informon GAZETA.MK

“Nuk e di a e patë një takim buzë liqenit para dy ditëve? Nuk i shpëton vëllezër, as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit. Ramiz Merkos me udhëzim të Ali Ahmetit e patë që i qëndron në dispozicion i gjithë parlamenti me Talat Xhaferin, e gjithë Qeveria me Fatmir Besimin, Bujar Osmanin, Jeton Shaqirin, Kreshnik Bekteshin, Naser Nuredinin, 5 zëvendësministra, 5 sekretarë shtetëror, me dhjetëra drejtor e zëvendësdrejtor, të gjithë jemi ushtarë të Ramiz Merkos,” ka deklaruar Grubi.

Burimi: GAZETA.MK

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...