20.8 C
Skopje

Teuta Arifi takohet me përfaqësuesit e shoqatës CORTEX

Sot në cilësinë e kandidates për kryetare të Komunës së Tetovës, nga përfaqësuesit e shoqatës CORTEX u prezantua Analiza e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” në zbatimin e rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i cili implementohet në nivel lokal nga OJQ CORTEX-Tetovë!

Në takim folëm për rekomandimet dhe përfundimet nga analiza, ku OJQ Cortex prezantoi situatën reale të problemeve me të cilat përballen gratë viktima të dhunës, veçanërisht në periudhën kur ato vendosin të lënë partnerin e dhunshëm.

Ne treguam mirëkuptim dhe gadishmëri dhe duke analizuar detalisht çdo rekomandim të dalë nga projekti përmes një deklarate publikisht pranuam që në mandatin e ardhshëm të ndajmë buxhet të veçantë për këtë kategori të ndjeshme sociale si dhe në bashkëpunim me institucionet tjera do e mbeshtesim dhe ndihmojnë proceduren e ndertimit të një strehimoreje për Gratë Viktima të dhunës në familje si dhe do tju sigurojmë mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike pa pagesë!

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...