32.8 C
Skopje

Nuk ndalet moti i keq në Greqi/ Stuhi dhe breshër. Në 72 orë bien 700 milimetra shi

Për të gjashtën ditë rresht, vala e motit të keq e quajtur “Athina” vazhdon të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Greqisë duke shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në pjesën veriore të ishullit Evia, në Magnezi dhe në Larisa.

Në Evia, por edhe në zonat e Peloponezit që u prekën nga zjarret masive të verës së kaluar, për herë të dytë brenda pak javësh banorët përjetojnë përsëri tragjedinë e shkatërrimit të pronave të tyre dhe të infrastrukturës.

Përmbytje të mëdha u shkaktuan pas rreshjeve intensive  në frontin bregdetar të zonave të prekura nga zjarri, në fsjatrat e ishullit Evia. Më shumë se 200 shtëpi dhe dyqane u përmbytën, rrugët u shkatërruan, fushat u shndërruan në liqene dhe rrëshqitjet e dheut ndaluan qarkullimin ne rrjetin rrugor.

Sipas autoriteteve, përmbytjet janë shkaktuar nga mungesa e pemëve të cilat u dogjën nga zjarret dhe asgjë nuk mund të pengonte sasinë e madhe të ujit që sollën reshjet.

Prej të dielës në mbrëmje, banorët e zonave të përmbytura përpiqen të pastrojnë ujërat dhe baltën në shtëpitë e tyre me ndihmën edhe të ekipeve të bashkive lokale. Brigadat zjarrfikëse në të gjithë vendin kanë ndërhyrë në qindra raste për të shpëtuar banorë të cilët ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre të përmbytura.

Dhjetëra shtëpi janë mbuluar nga uji dhe në Thesalinë lindore ku lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë, fshatra dhe të mbjella. Në Pilio sipas metereologëve ka rënë brenda dy ditëve aq shi sa regjistrohet në Athinë në dy vjet.

Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në Greqinë veriore dhe perëndimore, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se vala e motit të keq me stuhi shiu të vrullshme do të vazhdojë edhe për dy ditë duke prekur shumë zona të vendit si ishujt e detit Jon, Greqinë kontinentale, zonat pranë kufirit me Shqipërinë, Thesalinë, ishujt Sporades të Egjeut dhe pjesën qendrore të vendit.

Qeveria ka aprovuar një ndihmë shtesë emergjente prej 20 mln eurosh për banorët e zonave të përmbytura.

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...