Grubi nga Likova: Nuk ka vendbanim në Likovë ku nuk ka punuar Erkan Arifi

0
113

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Likovës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Erkan Arifi dhe lista e këshilltarëve ka rikujtuar të pranishmit por edhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se derisa ata (opozita) e thonë shkronjën A, BDI ka mbërri tek shkronja ZH dhe deri sa ata (opozita) e thoeë numrin 1, DI ka mbërritur tek numri 100, informon GAZETA.MK

 

“Derisa ata të zgjohen prej gjumit, neve kemi kryer punë. Nuk mund t’i presim, na ngadalësojnë, do ecim përpara bashkë me Erkanin dhe bashkë me të gjithë kryetarët e komunave. E keni pa besoj që të gjithë ju, që nga fillimi i kësaj qeverisje, komuna e Likovës është shndërruar në poligon ndërtimtarie, nuk ka fshat në komunën e Likovës e ku nuk punohet. Nuk ka projekt të cilin e ka dorëzuar Erkan Arifi që nuk është realizuar apo që nuk është në realizim e sipër dhe kështu do të vazhdon, çdo premtim të Erkanit, çdo premtim të Zekirjait i qëndrojmë prapa ne në ekzekutiv për realizim të plotë deri në përfundim të mandatit,” është shprehur Grubi.

 

Burimi: GAZETA.MK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here