22.8 C
Skopje

Grubi nga Likova: Komunat tona nuk mund të drejtohen nga “dilenxhi e axhami”

Komunat tona, institucionet tona nuk mund të drejtohen nga “dilenxhi e axhami”, nuk mund të drejtohen nga njerëz të paaftë dhe të paditur, prandaj njerëzit e duan Erkanin në krye të Likovës dhe i duan kandidatët tonë gjithandej. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para të pranishmëve gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Likovës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Erkan Arifi dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK

 

“Fjalët që i thanë bashkëvendësit e juaj në fillim të këtij tubimi, janë vlerësimi më i mirë se komunat tona, institucionet tona nuk mund të drejtohen nga dilenxhi e axhami, nuk mund të drejtohen nga njerëz të paaftë dhe të paditur, prandaj njerëzit e duan Erkanin. Është kryetar i komunës me më së shumti rekorde, me së shumti projekte të përgatitura, me më së shumti projekte të realizuara dhe prandaj këtu nuk ka zgjedhje por ka vetëm zgjidhje,” ka thënë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë tubimit të sotëm në komunën e Likovës.

 

Burimi: GAZETA.MK

TË FUNDIT

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...