Ganiu: Sot i dhurova shkallë speciale për intervencë SHZV “Bajram Shabani”

0
103

Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” iu dhurova shkallë speciale për intervencë, siç është shuarja e zjarreve, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Këto shkallë janë me gjatësi prej 24 metrash dhe kanë motor special. Përveç shkallëve, zjarrfikësit u pajisën edhe me 40 veshje speciale dhe pajisje tjetër për zjarrfikës.Lirisht mund të them se SHZV “Bajram Miftari”, që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit është më se e pajisur me të gjitha mjetet që janë të nevojshme për shuarjen e zjarreve apo në rast të fatkeqësive natyrore.

Shkallët janë demonstruar menjëherë nga vet ekipi i zjarrfikësve me ­ç’rast kryetari i SHVZ “Bajram Miftari”, Artan Demiri sqaroi se këto skallë janë tejet të mirëseardhura sepse janë të llojit të vetëm në gjithë Maqedoninë e Veriut.

Shkallët paraprakisht na janë bërë donacion nga kompania private “AR-DE”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here