18.8 C
Skopje

Grubi: Të gjitha projektet e realizuara nga Likova e deri në Strugë mbajnë vulën e Ali Ahmetit (VIDEO)

Të gjitha projektet e realizuara dhe projektet në realizim e sipër mbajnë vulën e Ali Ahmetit dhe garancinë e gjithë neve në Qeveri që të njëjtat do të realizohen. Ne kur bëhemi bashkë jo vetëm që punojmë por edhe realizojmë.

Kështu ka deklaruar para të pranishmëve gjatë prezantimit të kandidatit Besnik Emshiu për kryetar komune në Bogovinë, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.Sipas Grubit nuk ka projekt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 të cilin e ka premtuar Bashkimi Demokratik për Integrim e i cili nuk është realizuar apo nuk është nisë.

“Nuk ka, kështu që do të duhet të nxjerrim një program të ri edhe për tre vitet e ardhshme deri në vitin 2024 dhe ai program do varet nga fitoret në të gjitha komunat tona sepse do të jemi të angazhuar si ekip qeveritar për t’i realizuar të gjitha projektet e kandidatëve për kryetar komunash, që nga Likova e deri në Strugë”, ka deklaruar Grubi.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=514649743058175

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...