2.8 C
Skopje

Nuk mund të jesh i “pastër” siç thotë Sela, përderisa je në koalicion me VMRO-në

Njeriu i humbjeve serike , madje edhe i qytetit të tij para katër vitesh ,duke qenë edhe atë në pushtet qendrorë, doli në sheshin e madh të Tetovës dhe foli për ” pastërtinë”, për votën e ” pastër” si uji i Sharrit.

Doli dhe foli në emër të shqiptarëve por nuk u tha këtyre të fundit se prapa skenave të politikës , aty ku bëhen pazare për qëllime pushteti, nuk u tregoi pra se ka një koalicion me partinë që i krijoi gjithë këto papastërti ndër vite, pra me VMRO-në antishqiptare.

Ziadin Sela që të vetmin qëllim e arriti kur partinë nga humnera e dërgoi përmes eliminimit politik të cdo kundërshtari që e morri me vete dhe pastaj e largoi, të del parti e dytë.Sela nuk u tregoi tetovarëve se të jesh patriot i madh shqiptarë nuk shkon bashkë që të qëndrosh gatitu para himnit maqedonas të VMRO-së.

Ai i quan figura të pastrat vetëm të tijët , s’ka lidhje se ata kanë harruar kur kanë hyrë në politikë herë me koalicion majtas e herë dhjathtas, shumë prej të cilëve dikur të perënduar politikisht dhe sot prapë kanë gjetur mënyrën të jenë po në politikë.Sela nuk u tregoi tetovarëve se cfarë do të thotë mos pyesësh organet partiake kur zgjedh një kandidat pa pyetur askënd.

Sela nuk u tregoi tetovarëve se është një i huaj që ka humbur në qytetin e tij dhe kërkon fitoret në territore të huaja ,aty ku mbase edhe nuk të njohin .
Sela erdhi në Tetovë dhe foli në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut , për përcarjet , por pa u treguar se ai është njëri ndër ta.Ai është poashtu një përcarës i madh.
Erdhi u tregoi për pastërtinë por nuk tregoi se a është e pastër të bësh koalicion me VMRO-në?!

“Ne jemi të pastër në këtë fushatë me këtë moto të pastër me qëllime të pastra dhe me figura të pastra, për të arritur vetëm fitore të pastra, në emër të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ” u shpreh njeriu i opozitës. Po të dëgjonte këtë rrëfim të Ziadin Selës një i largët që nuk i njeh rrethanat politike në këtë shtet , do besonte në këto broçkulla , por ata që e dijnë saktë , të qenurit në koalicion me një parti maqedonase është vetëm një mashtrim i hapur dhe njerëzve nuk ua hedh më me këto fjalime të shekullit të kaluar.

Koment: TetovaSot

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...