Ahmeti: Bizneset e mëdha vendore po përqafojnë agjendën blertë

0
91

Agjenda e Blertë do të sigurojë një jetë më të mirë për qytetarët tanë në të gjitha vendbanimet tona dhe do të krijojë një klimë akoma më të mirë për biznesin vendor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë vizitës së realizuar sot në fabrikën “Alu Metal”në Pirok të komunës së Bogovinës, informon GAZETA.MK

Me pronarin e këtij biznesi vendor, z. Veli Rushiti, kryetari Ahmeti bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrin e Ambientit Jetësor, Naser Nuredini si kandidatin për kryetar të komunës së Bogovinës, Besnik Emshiun kanë diskutuar mundësitë që ofron agjenda e blertë në drejtim të ndihmës për biznesin privat në vend, në veçanti investitorët vendor.

Sipas kryetarit Ahmeti, agjenda e blertë tashmë është pranuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit vendor dhe i tillë është edhe rasti me fabrikën “Alu Metal” që është investim vendor dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burimi: GAZETA.MK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here