29.8 C
Skopje

Targat/ Fillon zbatimi i marrëveshjes për targat, Kosova e Serbia mbulojnë simbolet

Në targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë nga sot vendosen letra ngjitëse për t’i mbuluar simbolet shtetërore. E njëjta gjë ndodh edhe me makinat me targa të Kosovës që hyjnë në Serbi.

Në këtë mënyrë, nisi zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes Prishtinë-Beograd për targat, e cila u arrit pak ditë më parë në Bruksel. Qytetarët e mirëpritën këtë masë.

Etiketa e vogël është për mbulimin e emrit të shtetit, kurse ky i gjati vendoset mbi stemë. Vendosja zgjatë një minutë, mendoj se kjo është zgjidhje e mirë”.

“Natyrisht se kjo është zgjidhje e përkohshme, me rëndësi është që njerëzit të qarkullojnë, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve të ketë rrjedhë normale, e natyrshme”.

Ndërsa në terren policia thotë se nuk ka pengesa për zbatimin e kësaj mase, Marrëveshja për targat përplasi ashpër pushtetin dhe opozitën në kuvend. Pushteti thotë se përmes kësaj marrëveshjeje targat KM që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës trajtohen si ilegale. Të kundërtën e mendon opozita.

Për herë të parë kjo marrëveshje këto targa i trajton si ilegale, targa të një shteti që nuk e njohim dhe rrjedhimisht i mbulojmë me stikers. Këto targa mbulohen në Kosovë dhe është për një marrëveshje 6 mujore – tha Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Kosovës.

“Nëse këto targa janë ilegale qysh munden me hy në kufi të Kosovës. Pra nëse janë ilegale duke nënshkruar marrëveshje i ke legalizu, i ke legalizu qeverinë e Serbisë mbi territorin e Kosovës”, tha Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Marrëveshja kjo e parë e Qeverisë Kurti e arritur me Serbinë, e cila i legalizoi targat KM, PR, PZ e të tjera që i lëshon Qeveria e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Tash kujt i paguajnë tatim këta persona që marrin këto targa. I paguajnë Qeverisë së Serbisë, ky është hapi i parë që keni fillua me i implementu ‘Zajedincën’ me kompetenca ekzekutive – theksoi Abelard Tahiri, Shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Dy vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë për dy javë, pasi autoritetet në Kosovë vendosën masa reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia. Si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit, ditë më parë bllokadat u hoqën ndërsa pjesëtarët e KFOR-it do të përkujdesen për sigurinë atje për dy javë. Ndërkaq, më 21 tetor pritet që të nis punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Grupi do të ketë afat prej 6 muajsh për ta prezantuar zgjidhjen.

TË FUNDIT

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...