“Rama po mpreh sëpatën për qafën e shqiptarëve”/ Zotohet Basha: Do bëjmë gjithcka për ta ndaluar

0
100

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me krizën e energjisë në vend.
Sipas Bashës, kjo është pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash Basha theksoi se paratë që Rama duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh.

“Ku shkuan paratë e qytetarëve. Çmimi i energjisë u rrit, çmimi i karburantit u rrit dy herë duke e bërë më të shtrenjtën në Europë.Shqiptarët vetë kanë fuqinë blerëse më të ulët në Europe. Këto janë fakte që i di gjithskush. Kjo është një pasojë e keqqeverijes së tij, e dështimeve të tij e vendimarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Paratë që duhet të conte për uljen e çmimit të energjise ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se opozita do të bëjë gjithcka për të ndaluar këtë “sëpatë të mprehtë” të Ramës për qytetarët.

“Ne kemi jo vetëm propozimet që u bënëpublike dje, ne po kështu do të bëjmë gjithçja për të ndalur këtë sëpatë që po mpreh Rama për qafën e holluar e të varfër të shqiptarëve, për xhepa e tyre për të marrë qindarkat e tyre për të mbyllur gropën e korrupsionit”, nënvizoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here