BDI alarmon: Helmim masiv i qenve në qytetin e Gostivarit (Foto)

0
113

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që dua sot në selinë e partisë në Gostivar mbajtën konferencë për shtyp dedikuar ditës botërore të kafshëve.

Adelisa Mazllami, kandidate për këshilltare potencoi që: “Dita Botërore e Kafshëve është një ditë ndërkombëtare e veprimit për të ngritur statusin e kafshëve dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre dhe festohet çdo vit më 4 tetor”.

“Për katër vite, kryetari Taravari nuk ka lëvizur as gishtin për ta zgjedhur problemin e qenve të pastrehë, as mbasi një vajzë 17 vjeçare e humbi jetën e saj- për katër vite ai nuk bëri asgjë. Tani papritmas, disa javë para zgjedhjeve, ne gjejmë plot e përplot qen të helmuar nëpër tërë qytetin”, tha Mazllami.

Nuk e dimë akoma, tha ajo, kush qëndron pas kësaj vepre mizore, por do ti raportojmë këto incidente në polici për rrezikimin e shëndetit publik dhe mizori ndaj kafshëve, kjo vepër nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, por edhe ilegale!

“Ështe gjithashtu një kërcënim ndaj fëmijëve tanë, shëndetit tonë dhe kafshëve tona shtëpiake. Dhe pastrimi i qytetit nga qentë me anë të helmimit nuk është vetëm çnjerëzore, mizore dhe e rrezikshme, por gjithashtu nuk është efektive. Iniciativa e qytetarëve “Gostivari që duam” bashkë me BDI jo vetëm që ka hapur një peticion për ta pastruar qytetin nga qentë endacak para disa javëve, por gjithashtu ka mirëpritur një plan të ri, si ta zgjedhim problemin jo vetëm para zgjedhjeve, por efektivisht dhe qëndrueshëm”, tha Mazllami.

Bashkë me kryetarin e ri Nevzat Bejta, tha ajo, ne do ta zgjedhim problemin me qentë endacak në mënyrë njerëzore, por edhe të qëndrueshme: Do të ndërtojmë një strehimore moderne për qen, do ti kapim qentë, do ti trajtojme për të parandaluar kete kaos.
“Kjo është mënyra për zgjidhjen e problemit me standarde Europiane- dhe kjo është mënyra që do e ndjekim jo vetëm për problemin me qentë endacak, por gjithashtu kur vjen puna për deponinë e Rusinos, tek infrastruktura dhe administrata. BDI dhe Nevzat Bejta ofrojnë punë të palodhshme për qytetin dhe qytetarët që në ditën e parë për ta bërë Gostivarin tonë një vend të pastër, modern dhe komunë Europiane”, shtoi Mazllami në konferencën për shtyp.

Ne, tha ajo, do të largohemi nga improvizimet e lira, projekte të pa kompletuara dhe mënyra të rrezikshme dhe të shpejta për zgjidhje para zgjedhjeve.
“Me Nevzat Bejtën dhe ekipën e tij të qytetarëve për Gostivarin, do ta bëjmë Gostivarin një vend të sigurtë, të gjelbëruar dhe vend me vlerë jete. Me një plan efikas, por njerëzor për ta liruar qytetin tonë nga qentë endacak, jo vetëm para zgjedhjeve. Me zgjidhje të vërteta për problemet tona në vend të marifeteve të rrezikshme dhe të pa sigurta para zgjedhore”, vijoi Mazllami.

E pyetur nga gazetarër nëse e akuzoni Taravarin dhe administratën pas helmimit, Mazllami me përgjigje: “Ne do të raportojmë helmimin tek policia dhe autoritetet do të hulumtojnë. Ne nuk akuzojmë askënd. Fakti që ndodhi para zgjedhjeve nxit dyshimet. Çdokush është i ftuar që të bie në përfundimet e veta, ne kemi besim tek policia për zbulimin e së vërtetës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here