Sot në Gazibabë ishte ditë e mirë për të shijuar ndeshjen e basketbollit ku protagonistë ishin funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Para shumë banorëve të kësaj lagjeje funksionarët e BDI-së treguan edhe aftësitë në sport me ç’rast u dha edhe një mesazh se fitorja e sotme është paralajmërim i fitores së 17 tetorit.
“E diela në Çair shijon gjithmonë më së miri”, ka shkruar Ganiu në Facebook.
E këtë ditë të diel plot diell dhe frymë shprese e sporti, bashkë me miqtë e mi Artanin, Bujarin, Ardijanin, Xhevairin e Besnikun vendosëm të luajmë një ndeshje basketbolli në Gazi Babën e bukur.
Kuptohet fitorja e sotme ishte paralajmërimi i vërtë i fitores së 17 tetorit.