Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, shtetas të huaj, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një veturë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Lipjan.
Tutje Policia sqaron se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.