Ali Ahmeti: Ishe i heshtur dhe punëtor i madh, do më mungosh shumë Halit

0
98

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe humanistit Halit Zeqiri , duke kujtuar tre dekadat e bashkëveprimit në shërbim të çështjes kombëtare.

“Mbi tre dekada kujtime e bashkëbisedime, bashkëveprim, takime e këshilla, e kush nuk do të frymëzohej nga veprimtaria e përbashkët e begatë”, ka shkruar kryetari Ahmeti në Facebook.

I heshtur dhe punëtor i madh, shqiptar i rrallë për nga virtytet njerëzore, do më mungosh shumë.

Sot, me ikjen tënde Halit, me pikëllim po rikujtoj gjithë këto vite që kaluam bashkë.

“Ndonëse ndahesh nga kjo jetë, përgjithmonë do të mbetesh i paharruar për të gjithë ne.” – është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here