31.8 C
Skopje

Bexheti: Saraji do të mbetet bastion i BDI-së

Kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti, beson që mandatin e tretë në krye të kësaj komune do ta sigurojë që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 17 tetor. Në një intervistë, ai tha se në këto zgjedhje garon me programin më të mirë.

“Çdo kandidat besoj që hyn për të fituar zgjedhjet, që të realizon programin. Ne me bindje të thellë kemi program më të mirë. Kemi program që ngërthen jetën e qytetarëve të Komunës së Sarajit, që të bëjnë një jetë më të mirë. Nëse nisemi prej parimit të motos të BDI-së, “Zgjidh jetë, voto blertë”, ku është një fushëveprim i gjerë i rregullimit të gjërave në program. Nëse i referohemi punëve aktuale, ne presim që në raund të parë të i kryejmë këto procese”, u shpreh Bexheti.

Më tej, ai tha se Saraji edhe pas këtyre zgjedhjeve do të mbetet bastion i BDI-së.

“ Nëse e shikojmë programin në tërësi dhe fokusin që kemi. Si pikë të parë kam zgjedhur energjetikën, infrastrukturën, infrastrukturën nëntoksore, dislokimin e rrjeteve nëntoksore dhe kështu me radhë. Ne jo që planifikojmë të ruajmë bastionin tonë, me që këtë bastion e kanë bërë qytetarët e komunës, të cilët kanë qenë të kënaqur prej politikave të BDI-së. Unë më bindje te thellë mund të themë se, jemi opcioni i vetëm që dimë ta zhvillojmë Komunën e Sarajit. Sigurisht që deri tani edhe pse fjalën përfundimtare e kanë qytetarët më 17 tetor, të priturat tona janë që përkrahja të shtohet edhe më tepër në çdo cikël zgjedhor. Pres që gjithë këtë program ta përkrahin, ta përqafojnë shumica absolute e qytetarëve. Që pas 17 tetorit të fillojmë ta zbatojmë këtë program dhe ta rrumbullaksojmë fitoren tonë. Sigurisht që do të mbetet bastion i mbështetjes që buron nga ana e qytetarëve, për politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Blerim Bexheti.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...