31.8 C
Skopje

Thaçi: E vërteta rreth billbordeve është ndryshe, SPB nuk e thotë të vërtetën

Dita e tretë e fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u karakterizua me dëmtim të billbordeve në Tetovë.

Siç njoftuan nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në ora 01:50 pas mesnate është raportuar për dëmtim të materialit zgjedhor të një partie politike.

Dëmtimin e kanë kryr kanë persona që kanë qarkulluar me dy vetura me targa të Tetovës. Automjetet janë ndalur nga ana e policëve dhe është konstatuar se vetura “Audi” e ka drejtuar M.Th.(56) nga Tetova kurse veturën “Golf” e ka drejtuar personi Xh.K.(34) nga rrethina e Tetovës. Në vetura kanë qenë edhe dy persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Nga atje, për TV21 kanë konfirmuar se personi M.Th. është lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Por pse e bëri këtë Thaçi?

Ai në një përgjigje për TV21 tha se vërteta është ndryshe nga sa është kuptuar nga njoftimi i SPB Tetovë.

“E vërteta është ndryshe. Fillimisht i kanë i kanë këputur billbordet tona të Sadi Bechetit dhe kuptova se janë irrituar aktivistët tanë dhe kam dalë dhe i kam tërhequr”.

TV21: Ju thoni se keni dalë për t’i tërhequr aktivistët?

Menduh Thaçi: Po edhe i kam tërhequr dhe e kam qetësuar situatën. Të shkatërruara janë fillimisht billbordet e Sadi Bexhetit. Është tërësisht e panevojshme. Ato le ti shkatërrojnë nuk është problem, ato votën nuk munden ta shkatërrojnë. Vetëm të mos bëhen incidente. Kjo është e vërteta. U bëj apel aktivistëve tonë që nuk duhet të reagojnë nëse dikush na i shkatërron materialet propagandistike. Duhet të jenë të qetë. Kjo ka qenë e vërteta, ka qenë edhe policia prezent, kemi komunikuar me policinë se kam dal t’i qetësoj njerëzit. Edhe një herë u bëj apel aktivistëve që të mos reagojnë./TV21

TË FUNDIT

Vdes në moshën 32-vjeçare aktori i humorit

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdekjen e tij të papritur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Tetovarët ankohen, nuk kanë ujë për pije!

Lagjja  146  në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm edhe në këto temperatura të larta. Banorët e kësaj lagje thonë se  ata...

Komisioni Hetimor për Energjinë nuk e voton listën “politike” të propozuar nga VV-ja, opozita e lëshon mbledhjen

(E plotësuar) Është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit Hetimor për Energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor...

Vizita e Kurtit në SHBA shtetit i kushtoi mbi 36 mijë euro, kryeministri qëndroi në hotelin luksoz “Hilton”

Vizita gati tri javore e kryeministrit Albin Kurti me bashkëpunëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç...

Kosova përball Serbisë në Lojërat Mesdhetare

Sot gjatë ditë do të zhvillohet përballja e parë mes Kosovës dhe Serbisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kreshnik Mahmuti dhe Marko Jevtoviq do...