Në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M, Naim Sinani kandidat për Haraçinën nga radhët e ASH-AAA-VMRO ka thënë se nuk i intereson BDI-së Haraçina dhe se atë e kujton vetëm kur bëhet fjala për luftë dhe jo kur bëhet fjalë për t’ia rikthyer shërbimet të cilat i meriton Haraçina. Më tej Sinani ka folur edhe rreth mungesës së shërbimeve shëndetësore duke aluduar se Ministria e Shëndetësisë e ka harruar Haraçinën.
„Në rast se unë bëhem kryetar i Haraçinës jo vetëm që do të kujtohet Haraçina si nga të gjitha institucionet por edhe do të punoj për të gjithë. BDI-ja e kujton Haraçinën vetëm kur është në pyetje lufta dhe jo kur duhet t’ju ofrojë shërbime të tjera por edhe ato shëndetësore“, ka thënë Sinani.