31.8 C
Skopje

Holanda heq karantinën 10 ditore për qytetarët e vaksinuar të RMV-s

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë informon se me vendimin e fundit të Mbretërisë së Holandës, hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore për qytetarët të cilët janë plotësisht të vaksinuar, pavarësisht nëse vijnë nga grupi i vendeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë informacione mbi kushtet për hyrje në Holandë mund të lexoni në këtë vegëz.

Nga MPJ gjithashtu informojnë se edhe Mbretëria e Suedisë hoqi ndalimin e përkohshëm për hyrje në vend.

“Me vendimin e fundit të miratuar nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë, njerëzit të cilët udhëtojnë në Suedi dhe të cilët mund të paraqesin certifikatë vaksinimi të lëshuar nga Maqedoninë e Veriut, San Marino, Zvicra, Turqia, Ukraina ose Vatikani përjashtohen nga ndalimi i hyrjes dhe kushtet e testimit. Përndryshe, sipas vendimit të Komisionit Evropian, certifikatat e vaksinimit të dhëna në këto vende janë ekuivalente me certifikatën digjitale KOVID të BE-së (që do të thotë se certifikatat e tilla mund të kontrollohen dhe verifikohen në të njëjtën mënyrë duke përdorur të njëjtat sisteme teknike si certifikatën e BE-së)”.

“Në përputhje me normën e lartë të vaksinimit, masa të ngjashme lehtësuese të cilat do të zbatohen së shpejti, ka paralajmëruar edhe Belgjika, edhe atë duke filluar nga 1 tetori. Përveç zgjerimit të përdorimit të certifikatës KOVID, nga Belgjika njoftuan edhe heqjen ose ndërprerjen e plotë të detyrimit për mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në këtë link mund të gjeni informacione më të detajuara për protokollet e udhëtimit në të gjitha shtetet e botës.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...