32.8 C
Skopje

Ganiu: Angazhimi i gruas në politikë është domosdoshmëri

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një aktiviteti dinjitoz promovoi kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit,  Visar Ganiu dhe kandidatet për këshilltare për Këshillin komunal të Çairit dhe të Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së.

Ganiu ka theksuar me këtë rast se angazhimi i gruas në politikë nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri.

Në Komunën e Çairit 50% nga të punësuarit janë gra, kurse 60% të shkollave kanë udhëheqëse gra.

“Ne besojmë se fuqizimi i gruas është ardhmëria e vendit. Gjatë këtij mandati unë do të angazhohem që, së bashku me ju këshilltaret të angazhojmë gruan fuqishëm në politikbërje. Angazhimi i gruas nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri. Gruaja nuk është trup, gruaja nuk është barrë. Ajo është dora që lëviz njerëzimin”, ka theksuar me këtë rast Ganiu.

Ai gjithashtu ka shtuar se gruaja mund t’i sjellë një etikë të lartë politikës.

“Dhe unë besoj fuqishëm se ju jeni ato gra, ju aktivistet e pandalshme të BDI-së”, ka shtuar Ganiu.

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...