0.8 C
Skopje

ESHS: Sot është dita e fundit e regjistrimit

Sipas Ligjit për Regjistrim, sot është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Deri tani janë regjistruar 1.768.710 persona, 548.694 amvisëri dhe 795.494 banesa. Nga diaspora deri në mëngjesin e djeshëm janë vetë-regjistruar 201.247 persona, Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, ka thënë se nuk është kërkuar që të zgjatet afati i regjistrimit.

Ndërsa edhe zëdhënësit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dushko Arsovski dhe Muhamed Hoxha, theksuan se çështja e zgjatjes së afatit të regjistrimit nuk u diskutua në mbledhjen e fundit të Qeverisë dhe se të gjitha kapacitetet synojnë përfundimin e operacionit brenda afatit ligjor, gjegjësisht deri sot në mbrëmje.

“Sigurisht fjalën e fundit do ta ketë Enti Shtetëror i Statistikës. Informacionet nga atje janë se më pak se dy ditë para përfundimit të regjistrimit në terren në të gjithë vendin, bëhen kontrolle përfundimtare për lëshime eventuale dhe qarqet e regjistrimit tashmë po mbyllen, në Shkup ku ka koncentrim më të lartë të popullsisë dhe të gjitha kapacitetet e regjistrimit në dispozicion janë në terren dhe vizitojnë familjet që nuk janë vizituar deri më tani. Ky aktivitet do të zbatohet deri në fund të regjistrimit, domethënë deri nesër, e enjte deri në orën 20:00″, theksuan dje zëdhënësit.

Ditë më parë, Enti Shtetëror për Statistikë do u mundësoi të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për ndonjë arsye nuk arritën të realizojnë kontakt me regjistruesin, i cili ka kaluar në rrethin e tyre të regjistrimit, por nuk i ka gjetur, të mund të regjistrohen në lokacione të caktuara në komunën e tyre./Telegrafi/

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...