“Takim shumë i frytshëm me shoqatat joqeveritare, përfaqësuesit e klubeve sportive dhe aktiviteteve kulturore gjatë ditës së djeshme” është shprehur Duka.
Në një atmosfere shumë konstruktive u bisedua për bashkëpunimet e shumta mes Komunës së Dibrës dhe shoqatave e klubeve gjatë këtyre dy viteve, përkrahjen e madhe që ju kemi dhënë në çdo aktivitet të tyre duke mos kthyer duarbosh asnjë kërkesë.
U zotuam se ky bashkëpumim në mandatin e ardhshëm do jetë akoma më i madh dhe më produktiv duke nxitur akoma më shumë të gjitha aktivitetet sportive, kulturore dhe punën e organizatave joqeveritare.