Në konventën promovese në Gostivar, bartësi i listës nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua dhe dega e Bashkimit Demokratik për Integrim ë Gostivari, z. Afrim Aruçi.
“Si bartës liste, ndjehem krenar pasi kryesoj një listë me plotë kuadro të dëshmuara, profesionale dhe mbi të gjitha figura të reja që iu bashkëngjiten familjes së madhe të BDI.Gostivari është qytet i vogël dhe të gjithë ne njihemi mes veti, për atë nuk do tu marrë kohë të flas për veten time apo kandidatët e tjerë për këshilltarë komunal”, tha Aruçi.
Ju faleminderit edhe njëherë, tha ai, që ndatë kohë të vijni këtu dhe të njoftoheni me listën për Këshilltarë komunal dhe kandidatit për Kryetar komune nga radhët e BDI dhe Iniciativës qytetare për Gostivarin që duam.
“Ju faleminderit për besimin dhe mirë u takofshim në ditët e tjera të fushatës”, tha Aruçi.