22.8 C
Skopje

Pocesta: I di problemet e dibranëve edhe pse punoj dhe jetoj në Shkup

Pocesta ka thënë në emisionin Click Plus se Dibra dhe dibranët janë të pashpresë. Ai gjithashtu e ceki se 20 vite nuk ka qenë në Dibër, jeton në Shkup ndërsa pretendon se i di mirë problemet e dibranëve.

Në video-linjë direkte nga shtabi i BDI-së në Dibër menjëherë i erdhi pyetja duke i thënë se si mund të flasësh kështu për Dibrën dhe dibranët kur në 20 vitet e fundit nuk ke qenë në vendlindje. “Përse nuk ishe këtu me ne në këto 20 vite kur ne së bashku u munduam dhe erdhëm deri në këtë ditë që t’ia rikthejmë dibranëve shpresën” thanë nga shtabi i BDI-së.

Gjithashtu Pocesta shtoi se edhe pse nuk ka qenë prezent i di mirë problemet e dibranëve por që nuk shpalosi as edhe një program se si do t’ua rikthejë shpresën për një Dibër më të mirë.

TË FUNDIT

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...

Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen...

MINT: Nafta lirohet për katër centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës...