18.8 C
Skopje

Grubi: Me përfundimin e “Korridorit 8” historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka shpërndarë në rrjetin social Facebook lajmin për takimin të cilin sot e kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanisë Becchtel për ndërtimin e “Korridorit 8”.
Bashkë me Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun, Jetonin dhe Ejupin pritën sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Bechtel të cilëve Qeveria ua ka besuar ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, ndërsa me herët mysafirët i takuam bashkë edhe me Kryeministrin Zaev dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski.
Korridori 8-të përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit.
Me përfundimin e ndërtimit të Korridorit 8, do të dëshmojmë se e ardhmja ekonomike që ofron kjo autostradë, si një pejzash i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojmë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...