Duka: Kam qenë i afërt me të gjithë qytetarët, i kam mirëpritur të gjithë njësoj

0
83

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka është pyetur se si kanë qenë raportet e tij me qytetarët. Duka u shpreh duke thënë “Që nga orët e hershme të mëngjesit kur hapet komuna e deri në ora 16:00 e ndoshta edhe më tepër unë kam qenë afër qytetarëve”.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që unë ta kthej ndonjë qytetar, gjithmonë jam munduar që t’ua zgjidh problemet atyre sipas mundësive që kemi pasur ne si komunë dhe unë si kryetar i të gjithëve pa dallim”, ka thënë Hekuran Duka.

Mes tjerash Duka ka shtuar se opozita nuk mund të kritikojë më shumë sepse ata vetëm fotografohen me të bëmat e tij dhe se vetëm flasin pa bazë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here