“Kemi investuar rreth 1 milionë e 300 mijë euro në Dibër”, është shprehur Duka në emisionin Click Plus.
Gjatë emisionit në Click Plus nga shtabi i Aleancës në Dibër i bënë pyetje kryetarit aktual të Dibrës, Hekuran Duka të sqarojë për projektet të cilat janë realizuar në mandatin e tij. Duka menjëherë i shpalosi disa nga projektet e realizuara, si rrugët dhe investime të tjera duke treguar edhe shifrat.
“1 milionë e 300 mijë euro investime janë bërë në Dibër në mandatin tim duke përfituar kështu edhe nga projektet e TAV-it. Nuk mund të themi se asgjë nuk është punuar dhe e them me plot bindje se ka edhe projekte tjera të cilat ne i kemi realizuar siç janë rrugët”, është shprehur Duka.