Kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e ASH-AAA-VMRO, Bekim Sali ka qenë i ftuar në portalin Republika.mk.
Sali nuk ka hezituar të thurr elozhe për Danella Arsovskën duke thënë se ajo është e duhura për Shkupin dhe për qytetarët.
Gjithashtu Sali para disa ditëve me Arsovskën u fotografuan nëpër Çarshi të Shkupit dhe në Çair duke bërë fushatë që së bashku ta luftojnë korrupsionin.