Basha ka përfunduar takimin me delegacionin OSBE/ODIHR

0
99

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me delegacionin OSBE/ODHIR me në krye Urszula Gacek.

Në një komunkimim me mediat Basha tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sipas tij, nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi. Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Ky është një sistem kriminal që përbhet nga njerëz të tillë. Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhje me ato që rekomandon OSBE.”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here