0.8 C
Skopje

1.7 milionë qytetarë të regjistruar, të pa regjistruarit mund të regjistrohen në komuna

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të 108-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit.

Në konferencën për shtyp zëdhënësit i kumtuan edhe të dhënat e fundit lidhur me Regjistrimin, ku sipas Entit Shtetëror të Statistikës deri mbrëmë në orën 20:00 janë regjistruar 1.768.710 persona, 548.694 amvisëri dhe 795.494 banesa. Nga diaspora deri në mëngjesin e sotëm janë vetë-regjistruar 201.247 persona.

“Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që për çfarëdo arsye deri më tani nuk kanë arritur të kenë kontakte me regjistruesit, por edhe ata qytetarë që nuk do të jenë në shtëpi në këto dy ditë, të përmbushin detyrimin e tyre ligjor në pikat e regjistrimit në komunat e tyre. Regjistrimi është operacion shumë i rëndësishëm për shtetin, që të mund të bëhen strategji për zhvillim. Pjesëmarrja në regjistrim është mundësi për secilin qytetar që vetë të kontribuojë në krijimin e ardhmërisë së vet dhe të përbashkët”, theksuan zëdhënësit e Qeverisë.

Në pyetjen gazetareske nëse do të nevojitet kohë shtesë për regjistrimin e popullsisë, ata theksuan se kjo nuk u diskutua në mbledhjen e djeshme të Qeverisë dhe se të gjitha kapacitetet synojnë përfundimin e operacionit brenda afatit ligjor, gjegjësisht deri nesër në mbrëmje.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...