2.8 C
Skopje

Faton Ahmeti: Periudha e ardhshme është avancimi i standardit jetësor

Në tubimin e sotëm parazgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, në të cilin u prezantua programi zgjedhor i këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit , Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor i BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti para të pranishmëve në fjalimin e tij shprehu gatishmërinë e gjitha këshillave vendor të Tetovës për të punuar drejt fitores së rradhës duke thënë se të gjithë janë rreshtuar në përkrahje të Teuta Arifit dhe listës së anëtarëve të propozuar për këshillin komunal të kësaj komune, të kryesuar nga Blerim Osmani.

Faton Ahmeti mes tjerash potencoi se periudha e ardhshme është ajo e punës për më shumë dhe më mirë për Tetovën, me avancimin e standardit jetësor qytetarëve që padyshim se mund të arrihet me përmbushjen e pesë përbetimeve të përcaktuara.

“Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve tonë dhe në këto zgjedhje tetovarët padyshim me 17 tetor do ta thonë fjalën e tyre, do të votojnë për kandidaten për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi dhe listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Blerim Osmani pasi që Teuta dhe Blerimi janë BDI-ja, kurse BDI është partia politike që për 20 vite arriti të ndryshoj konfiguracionin politik të Maqedonisë së Veriut. Për 20 vite BDI arriti të siguroj të drejtat e shqiptarëve duke ndryshuar Kushtetutën e vendit. E kur janë arritur të gjitha këto të mira për qytetarët tonë, ne vazhdojmë më tej, angazhohemi edhe më fuqishëm duke e përqendruar të gjithë energjinë tonë në ndërtimin e së ardhmes. Është koha që të angazhohemi edhe më shumë që qytetin tonë ta bëjmë më të pastër, Tetovën tonë ta bëjmë më të blertë, ta bëjmë vend edhe më të mirë për të jetuar.” – u shpreh Faton Ahmeti.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...