23.8 C
Skopje

2000 qytetarë nënshkruajnë peticion për largimin e qenve endacak në Gostivar

Peticioni i inicuar nga Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, për zgidhjen e problemit me qentë e pastrehë, vijon të nënshkruhet nga qytetarët e Gostivarit.

Janë gati 2000 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin, ndërkohë që interesimi i qytetarëve të Gostivarit për të hedhur firmat e tyre për zgjidhje të kësaj problematike mbetet i lartë.

Të motivuar nga shifrat alarmante të sulmeve të banorëve të Gostivarit nga qentë e pastrehë, Iniciativa ndërmori këtë aktivitet. Janë 73 qytetarë të Gostivarit që janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime nga qentë endacak që nga viti 2018 – dhe këto janë vetëm disa nga incidentet të cilat janë raportuar zyrtarisht.

“Kërkojmë që menjëherë të zbatohet plani i veprimit prej 5 pikash i cili ka për qëllim sigurinë e fëmijëve tanë, siç është krijimi i një ekipi për kapjen e qenve dhe për ndërhyrjen në raste emergjente, ndërtimi i një strehimoreje të qenve jashtë qytetit, sterilizimi i të gjithë qenve të pastrehë, eutanizimin e menjëhershëm të qenve endacakë agresivë, si dhe menaxhimi profesional i deponisë Rusino dhe menaxhimi i mbeturinave në qytet për të zvogëluar furnizimin me ushqim për qentë e pastehe pastehë”, tha Vjollca Baftiu Zulbeari nga Iniciativa për Gostivarin që dua, njëherit kandidate për këshilltare në zgjedhjet lokale në listën e përbashkët me BDI.

Nga Iniciativa përsërisin apelin për të mbështetur peticionin me qëllim për ta pastruar Gostivarin nga qentë e pastrehë.

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...