31.8 C
Skopje

Dyshime për larje parash, padi për 5 persona dhe tre subjekte juridike

Drejtoria e Policisë Financiare, deri te Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur padi penale kunder pesë personave fizik dhe tre personave juridik për keqperdorim te funksionit publik dhe larjes se parave ne komunën e Petrovecit, mes të cilëve edhe për të parin e komunës së Petrovecit Borçe Mitevski. Këto persona prej vitit 2012 deri në vitin 2018 kanë dëmtuar buxhetin prej mbi 1.5 milion euro.

“I lajmëruari i parë , në cilësinë e kryetarit të komunës nga viti 2009 deri tani, në vitin 2012 ka mundësuar pagesë të 24 faturave fiktive për subjektin juridik “Ace Trans” – Shkup, në lartësi prej 31.84 milion denarëve, për transport të pretenduar të mbeturinave, edhe pse të lajmëruarit e dinin se nuk janë kryer punët e deklaruara në fatura . Paratë u përdorën për të blerë automjete dhe makineri ndërtimi për nevojat e personave juridikë”, tha Arafat Muaremi , drejtor i Policisë Financiare.

Padia për kryetarin e Petrovecit, Nikollovski: Nuk është hakmarrje, shkeli ligjin

Zv/kryeministri Ljupço Nikollovski, tha se në maj të këtij viti ka pranuar letër anonime në lidhje me këtë rast dhe menjëherë pas kësaj kanë vepruar institucionet. I pyetur nëse bëhet fjalë për hakmarrje politike, pasi dy ditë para zgjedhjeve po ngritet padi kundër kryetarit aktual të komunës, i cili është kandidat edhe për një mandat, Nikollovski kategorikisht mohoi pretendimet e tilla.

“Aspak nuk është në interes timin se a është dikush kandidat apo jo. Ka ankesë të saktë për person konkret, institucionet kanë vepruar. Ne nuk kemi kompetenca si ekip të hulumtojmë, ne jemi këttu që sistematikisht ti përcaktojmë punët. Presim nga qytetarët, mediat , përkrahje për këto procese në qoftë se duam që së bashku të ndërojmë vend europian”, tha Ljupço Nikollovski , zv/kryeministër për Luftë Kundër Korrupsionit.

Konfirmoi se ka ankesa edhe për keqpërdorim të mundshëm në punën e më shumë federatave sportive. Theksoi se dokumentacioni veçmë është dorëzuar deri te prokuroria publike për veporim të mëtejshëm.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...