Nuredini: Po bëjmë përparim në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

0
72
Mbrojtja e Liqenit të Ohrit është e mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar.

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për mbështetjen e Studimit për valorizimin e Liqenit të Ohrit, kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës – Konstantin Georgievski, Ramiz Merko dhe Zoran Nogaçeski, konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në procesin e rishpalljes së Liqenit të Ohrit për Monument natyror.

Me atë rast, theksova se ne tashmë jemi duke bërë përparim në pjesën e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, si një nga bukuritë natyrore më përfaqësuese dhe të njohura ndërkombëtarisht në vendin tonë.
Kohët e fundit, ky përparim u njoh edhe nga Komisioni i UNESCO -s, kur morëm një periudhë shtesë për të vepruar sipas rekomandimeve të tyre dhe për të përfunduar aktivitetet e filluara. Pikërisht Studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit dhe punimet e Draft Planit për Menaxhim, ishte një nga aktivitetet kryesore me të cilat ne treguam gatishmërinë për të mbrojtur Liqenin e Ohrit. Mënyra e vetme për të arritur qëllimet e caktuara është veprimi i përbashkët i qeverisë qëndrore dhe lokale, krijimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mirë i vetëqeverisjeve vendore.
Studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit iu dorëzua komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës me qëllim që të miratohet nga këshillat e tyre dhe të dorëzohet zyrtarisht në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për të inicuar një procedurë për ri -shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.
Drejtori i Zyrës Rajonale të IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Boris Erg shpjegoi se organizatat e njohura kombëtare dhe ndërkombëtare për ruajtje, vitet e fundit kanë kryer kërkime në dhe përreth Liqenit të Ohrit, ndërsa të dhënat e mbledhura janë integruar në Studimin për valorizimin e Liqenit të Ohrit.
Megjithatë, sipas tij, për menaxhimin efektiv me liqenin dhe mbrojtjen e vlerave të jashtëzakonshme natyrore të tij, vizioni i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut dhe tri komunave përreth Liqenit të Ohrit në Maqedoninë Veriore është gjithashtu vendimtar, si mbështetje dhe bashkëpunim i organizatave civile.
Në kuadër të ngjarjes, u dorëzova Çertifikata Kryetarëve të Komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës, në të cilën theksohet se Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën botërore Ramsar të habitateve të mbrojtura të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here