Momenti kur gazetarët tronditen pas lëkundjes së fortë të tërmetit në Australi

0
88

Disa gazetarë janë lëkundur teksa ndodheshin në një studio televizive duke folur për politikën. Pamjet e publikuara nga BBC tregojnë momentin kur bisedën ua ndërpret lëkundja e fortë e tërmetit.

Gazetarët e ABC, Michael Rowland and Tony Armstrong nisin të shohin njëri-tjetrin në sy pas lëkundjes.

“Është tërmet apo kemi ndonjë defetk,”- pyet njëri prej tyre.

“Nuk e dimë ende,”– dëgjohet një zë nga teknka.

Në këto momente, gazetarët marrin celularët dhe bëhen gati të dalin nga studioja.

Tërmeti me magnitudë 6 gradë të shkallës rihter ka goditur Australinë duke sjellë shembje të ndërtesave dhe kullave. Qindra njerëz janë evakuuar, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here