Josep Borell ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor

0
79

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë punimeve të sesionit të Vjeshtës së OKB.

Në këtë takim ku ishte pjesëmarrës edhe Kryeministri Rama është diskutuar përshpejtimi i integrimit të rajonit në familjen evropiane dhe gjetja e një zgjidhjeje të gjithëpranuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell kërkoi thellimin e bashkëpunimit rajonal duke patur mbështetjen financiare të planit ekonomik dhe fondeve evropiane. Ndryshe nga ç’është paralajmëruar nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, Borrell tha se nuk ka plane për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria meqë Bullgaria vijon të bllokojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Borrell ka theksuar se Ballkani Perëndimor është një rajon kyç me rëndësi gjeostrategjike në Evropë dhe për Evropën. Ai theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, ndërsa i ka ftuar ato që të përdorin dialogun si platformë për të adresuar çështje dhe për t’i zgjidhur ato, duke përfshirë edhe lirinë e lëvizjes dhe targat.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kontaktuar ne telefon me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet të targave ndaj Serbisë, ku tani e tutje qytetarët që vijnë nga Serbia për të hyrë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme, njësoj siç vendosin qytetarët nga Kosova kur hyjnë në Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here