31.8 C
Skopje

Bujqësia kosovare merr mbështetje nga shteti i Iowas

Shteti i Iowas do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave konkrete të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të këtij sektori sipas praktikave bujqësore.

Kjo përkrahje iu konfirmua ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në takimin që e zhvilloi me sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, ku u diskutua për mundësitë e krijimit të partneriteteve dhe investimeve të reja në mes të dy shteteve.

Gjatë këtij takimi, Peci ka prezantuar para sekretarit të Iowas zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe e ka njoftuar atë se bujqësia mbetet ndër potencialet kryesore për zhvillim ekonomik.

Me këtë rast, ai e ka njoftuar atë se gjatë këtij mandati do të angazhohen që përmes mekanizmave shtetërorë, avancimit të legjislacionit aktual, si dhe politikave zhvillimore të krijojnë kushte më të favorshme për avancimin e veprimtarive bujqësore, si një veprimtari e cila mund të derivojë të ardhura dhe përmirësim të bilancit tregtar.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që e ka dhënë shteti i Iowas për Kosovën, ai e njoftoi atë edhe me sektorët më me potencialë në vend duke shqyrtuar kështu mundësitë e investimit në Kosovë, specifikisht në sektorin e produkteve dhe nënprodukteve bujqësore, si qumështi, mishi, perimet, frutat e imta, bimët mjekësore dhe aromatike dhe jo vetëm. Me këtë rast ministri Peci ka marrë konfirmimin e sekretarit Pate për të iniciuar projekte të reja të përbashkëta bujqësore.

Në anën tjetër, sekretari Pate e informoi ministrin për etapat e zhvillimit të bujqësisë në Iowa dhe premtoi se Iowa do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në fushën e bujqësisë, në mënyrë që prodhuesit kosovarë të përfitojnë nga përvoja e bujqësisë së Iowas.

Ministri Peci gjatë qëndrimit të tij në Des Moines, kryeqytetin e shtetit të Iowas, ka takuar drejtoreshën e Autoritetit të Zhvillimit Ekonomik të Iowas, Debi Durham, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes të dyja shteteve, si dhe për format që do të nxisin rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

“Ministri Peci prezantoi para drejtoreshës Durham të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe sektorët më me potencial, në të cilat shfaqi interesimin që të zgjerohet bashkëpunimi mes dy vendeve. Po ashtu, gjatë këtij takimi, ministri Peci është njoftuar nga drejtoresha Durham mbi politikat dhe praktikat e tyre të punës dhe shërbimet që i ofrojnë për prodhuesit bujqësorë në Iowa dhe me këtë rast konfirmoi gatishmërinë e saj për të iniciuar projekte të përbashkëta bujqësore, ekonomike dhe strategjike”, bëhet e ditur në njoftim.

Peci ka zhvilluar një takim edhe me udhëheqësen e Iowa Sister States, Carla Weilbrenner McCollum. Gjatë këtij takimi ajo e ka njoftuar ministrin për aktivitetet e kësaj organizate në përkrahjen e sektorëve të ndryshëm në mbarë botën dhe shprehën gatishmërinë që këtë përkrahje ta ofrojnë edhe për Kosovën.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Peci ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë dhe përfaqësues në Parkun e Hulumtimit të Universitetit Shtetëror të Iowas, me ç’rast ai është takuar me drejtoreshën e Korridorit të Kultivimit Amerikan, Bill Hunt dhe me drejtoreshën e Departamentit të Programeve Ndërkombëtare, Shelley Taylor, me të cilat kanë diskutuar për format e bashkëpunimit që mund t’i kenë në të ardhmen në nivel institucionesh në fushën e bujqësisë, si dhe mundësitë konkrete për krijimin e një ure bashkëpunimi mes kompanive amerikane dhe prodhuesve të Kosovës. Po ashtu, ministri Peci është takuar edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Dan Grooms, ku ndër tjera janë pajtuar që të nxisin partneritetin me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave sektoriale, duke pasur për bazë se Universiteti në fjalë ka një traditë shekullore në bujqësi e veterinari”, bëhet e ditur në njoftim

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...