2.8 C
Skopje

Ganiu: Myftinia garantoi që Teatri i fëmijëve vazhdon me punë aty ku është

“Myftinia e Shkupit garanton: Teatri i Fëmijëve vazhdon punën aty ku është”, shkruan Ganiu.

“Ditën e sotme ishim në vizitë në Myftininë e Shkupit dhe me këtë rast u takuam edhe me myftiun Qenan Efendi Ismailin, i cili na dha garancinë e fuqishme se pa marrë parasysh që pronat i janë kthyer Myftinisë përmes procesit të Denacionalizimit, Teatri i Fëmijëve do të vazhdojë me punë aty ku është dhe do të vazhdojë t’i realizojë të gjitha veprimtaritë e veta pa asnjë pengesë. Dhe na informoi se Myftinia as që e ka paraparë ndonjë ndryshim në funksionimin e këtij objekti”, ka thënë kryetari Ganiu.

Falënderoj Myftininë e Shkupit për ndihmesën që po na i bën për të vazhduar të funksionojë kjo veprimtari kulturore.

Myftinia na ka siguruar se do të ndihmojë çdoherë ashtu siç na ka ndihmuar deri më tani në fushën e arsimit, sportit, por gjithashtu edhe në kulturë.

Ndërsa myftiu na falënderoi për vizitën që i bëmë, e me këtë edhe sqaruam gjithçka sa i përket funksionimit të Teatrit për fëmijë.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...