Kryetari Ramis Merko mori pjesë në stërvitjen e parë ndërkombëtare “NATO-EADRCC” që filloi zyrtarisht sot dhe do të zhvillohet nga 20-24 shtator në territorin e dy komunave, të Strugës dhe të Ohrit.
Bëhet fjalë për aktivitet në korniza të Axhendës së NATO-s 2023 për gatishmërinë civile të vendeve anëtare të Aleancës.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të 28 vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s dhe disa organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverisjes qëndrore dhe lokale.
Kryetari Merko është i bindur se ky ushtrim ndërkombëtar do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.