0.8 C
Skopje

Ky është studenti që vrau 8 persona në Rusi dhe shënimi që la para sulmit

Të hënën në mëngjes, një person hyri në kampusin e universitetit dhe ekzekutoi me automatik 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale të së hënës në kampusin e universitetit Perm, qytet në Rusi.

Sipas Komisionit Hetimor Rus, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas Independent, thuhet se autori është 18-vjeçari, Timur Bekmansurov.

Mësohet se 18-vjeçari, Timur Bekmansurov ka lënë  një shënim para sulmit.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.

“E urrej veten dhe dua të lëndoj këdo që më pengon. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Ju nuk do të shpëtoheni nga ndalimi i armëve, do të vriteni nga makina, bomba, thika. Njerëz si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” ka shkruar 18-vjeçari sipas medieve lokale.

Disa media, të tilla si  themoscowtimes.com,  citojnë burime që thonë se personi i armatosur u vra nga oficerët e policisë.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...