Zaev: Numri i qytetarëve të regjistruar është mbi 1 milion

0
105

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar opinionin se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, informon GAZETA.MK

Zaev me këtë rast ka shkruar se këta qytetar kanë me përgjigjen pozitive ndaj procesit të regjistrimit 2021 kanë përfunduar detyrimin e tyre ndaj shtetit por edhe ndaj vetes.

“Një milion arsye na çojnë drejt fazës përfundimtare të operacionit më të rëndësishëm shtetëror dhe statistikor që e kemi pritur për 20 vite. Një regjistrim i suksesshëm i popullsisë është një garanci për një të ardhme të sigurt të Maqedonisë së Veriut. Urime për të gjithë regjistruesit dhe gjithë ekipin e Entit Shtetëror të Statistikave,” ka shkruar më tej Zaev.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përmbyllur shkrimin e tij me porosinë drejtuar qytetarëve të RMV-së duke i porositu ata se janë më shumë se një numër dhe i ka inkurajuar ata që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here