2.8 C
Skopje

Kumbar i koalicionit Aleanca-VMRO është Arben Taravari

Veprimet e koordinuara midis VMRO-DPMNE dhe ASH po marrin formë duke bërë fushatën e zgjedhjeve të 17 tetorit shumë të ashpër pas një heshtjeje të gjatë .Por duket se këtu ka dy protagonistë kryesorë që nuk janë në pozicione të njëjta sepse njëri është kreu i partisë ndërsa tjetri sekretar partie dhe kandidat për një mandat tjetër në Komunë shkruan Tetovasot.

Arben Taravari nga gjithë këto zhvillime duket se është kumbar i koalicionit ASH-VMRO, madje ai ka marrë shumë kompetenca brenda partisë së tij duke nxjerrë në shumë momente jashtë loje vetë liderin Ziadin Sela.

E thjeshtë për ta kuptuar për shkak se sot më nuk ka kontradikta mes një koalicioni jo natyral opozitar por kemi deklarata kaq të afërta mes tyre dhe kjo e dëshmon një koalicion të ndërtuar nga individë më shumë se sa diçka tjetër.

Arben Taravari është në pozicione më të forta brenda partisë për shumë arsye dhe aq më tepër se ai në rast të një disfate në zgjedhje nuk i cënohet pozicioni i tij dhe as dorëheqja dhe përgjegjësia sic mund të rëndojë mbi liderin e partisë së tij dhe po aq edhe liderin e VMRO-DPMNE-së.Ai pa hyrë më në detaje që po bëhen pas kuintave ai po ia merr terrenin politik vetë Selës dhe po aq e merr në qafë atë dhe vetë Aleancën për Shqiptarët.

E përmbyllur në një gjë të vetme ka të ngjarë që gjithë këto veprime ai po i bën për të shpëtuar karierën e tij politike dhe fundosur karierën e vetë liderit ose më saktë gjithë karierën e Selës e ndërtuar nga incidenti shumë i rëndë i 27 Prillit.

Në këtë koordinim perfekt duket se në horizont është një marrëveshje pra VMRO merr kryetarin e Këshillit dhe Sekretarin e Komunës në Gostivar por në shpëtim të humbjes së vetë Taravarit për të cilin Gostivari i shpëton karrierën politike në fillim dhe më pas mund të ketë “apetite” tjera pas zgjedhjeve që synojnë vetë kreun e partisë.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...