29.8 C
Skopje

BDI: ASH e Taravarit dhe Selës qëndron pas dhunës së protestuesve dhe ofendimeve të grave

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh neveri të thellë ndaj tentativave të Aleancës për Shqiptarët që të fsheh dorën e saj dhe përmes protestave të keqpërdorë tragjedinë e spitalit modular në Tetovë që tronditi gjithë vendin.

Marshi i djeshëm protestues i dhunshëm dhe ofendues nga pozitës së gruas shqiptare në përgjithësi është edhe një dëshmi e këtij qëllimi tinëzar.

Dëshmi e qartë se shprehja e dhunës dhe denigrimi i gruas shqiptare në protestat e djeshme mban vulën e Selës dhe Taravarit janë fotografitë e protestës, ku qartë shihet prezenca e anëtarëve të strukturës së lartë partiake të Aleancës për Shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe nënkryetaren e degës së këtij subjekti Nurije (Nuka) Bajrami dhe jo vetëm, por edhe thirrjet e drejtpërdrejta të publikuara në Facebook nga Arben Zeqiri, drejtues për media tek ASH, për pjesëmarrje në protesta.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në vend që të dënojnë dhe distancohen nga dhuna dhe parolat ofenduese, Aleanca për Shqiptarët dëshmoi se përkrah gjestin e ulët të fyerjes ndaj pozitës shoqërore të gruas shqiptare dhe përkrah dhunën e protestuesve me dosje kriminele.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve dhe fton të gjitha partitë politike të mos e keqpërdorin dhimbjen e familjarëve të viktimave për përfitime sipërfaqësore parazgjedhore politike.

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...